Për herë të parë nxënësit e Maqedonisë së Veriut do të regjistrohen në shkollën e mesme përmes formës elektronike (VIDEO)

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme të bëhet përmes formës elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Për herë të parë këtë vit prezantohet shërbimi i ri digjital që do të mundësojë aplikimin elektronik dhe nuk do të marrë më shumë se 5-10 minuta”, deklarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Nxënësit duhet të kenë funksional llogarinë e tyre schools.mk, dhe përmes portalit E-Shërbime do të mund të regjistrohen.

“Për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali do të jetë i hapur nga data 10.06.2022 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 15.06.2022 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit”, paralajmërojnë nga Ministria.

Në çdo shkollë do të formohen komision për të konfirmuar saktësinë e dokumenteve dhe diplomave.

“Dëftesa nga klasa e IX do të dorëzohet detyrimisht në shkollë me dorëzimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm në datat 16 dhe 17 qershor”, raporton Ministria, duke sqaruar që lista preliminare publikohet më 16 qershor në faqen e MASH-it dhe E-Shërbimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button