fbpx

Drogë me vlerë 1 milion euro, 3 shqiptarë përfundojnë në pranga

Autoritetet italiane kanë arrestuar 3 shqiptarë për trafik të lëndëve narkotike. Ata janë Amarildo Meta, 34 vjeç, pronar i një biznesi elektroautosh, Armand Mansaku, 40 vjeç, punëtor dhe Dhimitri Tarantini, 42 vjeç, raporton Klan. Si pasojë e operacionit për kapjen e tyre janë sekuestruar 4 kilogramë amfetaminë, 2 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë marijuanë dhe policia italiane vlerëson që nëse do të dilte në treg do të sillte fitime deri në 1 milionë euro.

Dy prej shqiptarëve jetonin në Cuoio. Sipas hetimeve, dyshja Meta-Mansaku furnizonte me drogë tregun e Cagliari-t. Ata e shisnin drogën tek shqiptari tjetër, 42 vjeçari Tarantini. Ky person jeton prej vitesh në Cagliari.

Mësohet se në fund droga e shqiptarëve shitej në zonat ku frekuentohet jeta e natës në Cagliari. Hetimet e policisë, nisën për shkak të një lëvizjeje të çuditshme të njerëzve në një pallat. Policët u vendosën pranë godinës dhe për ditë me radhë kanë venë re se aty hynin shpesh personazhe të lidhur me shpërndarjen e drogës.

Mëngjesin e së mërkurës, agjentët panë 42-vjeçarin shqiptar, i cili është i njohur për precedentët e mëparshëm penal, teksa hynte në pallat. Pas kësaj u shfaqën edhe dy bashkatdhetarët. Këtu filloi edhe aksioni i policisë. Në një dollap në apartament, ata gjetën një çantë shpine me drogë brenda.

Në shtëpi kishte edhe celularë, bileta avioni, shënime me emra dhe materiale të tjera të përcaktuara si interesante për zhvillimin e hetimeve. Autoritetet po punojnë tani për të kuptuar nga vinte droga, veçanërisht amfetamina dhe kokaina. Me interes për autoritetet italiane është Tarantini i cili në të kaluarën është arrestuar për trafik droge dhe është dëbuar nga territori italian, por ishte kthyer duke përdorur identitet të rremë. Shqiptarët përdornin si bazë një banesë e cila ishte në emër të një pensionisti të vdekur prej disa vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button