U arrestuan nëntë qytetarë në Tetovë për drogë, nga 18 deri 28 vjet është mosha e tyre

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestua në mbrëmje nëntë qytetarë në Tetovë në lidhje me kontrabandën me lëndët narkotike, saktësisht 21 qese marihuanë, transmeton Portalb.mk.

“Në rrethin e shkollës fillore në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetova kanë arrestuar 24 vjeçarin Sh.L., 24 vjeçarin T.A., 18 vjeçarin D.B., 22 vjeçarin E.E., 19 vjeçarin V.L., 25 vjeçarin A.E., 24 vjeçarin A.Sh., 28 vjeçarin L.L. dhe 22 vjeçarin Xh.M.”, raporotjnë nga Policia.

Vetëm Xh.M. është nga fshati Strimnicë – Tetovë, ndërsa tjerët nga qyteti i Tetovës.

Policia ka sqaruar që L.L. ishte i kërkuar edhe me urdhër të gjykatës për mbajtjen e dënimit me burg, ku edhe është dërguar nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button