Për gjashtë orë, SPB Tetovë ka dënuar 134 vozitës për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Maqedonisë së Veriut për gjashtë orë në Tetovë dhe Gostivar ka arritur të regjistrojë 134 raste ku ka pasur tejkalim të shpejtësisë, transmeton Portalb.mk.

“Dje prej orës 14:00 deri në ora 20:00 është realizuar një aksion policor për kontrollimin e shpejtësisë së automjeteve, në të cilën janë regjistruar 134 masa, 99 në Tetovë dhe 35 në Gostivar”, raportojnë nga SPB Tetovë.

Shumica e rasteve janë jashtë vendbanimeve, ndërsa 14 prej tyre kanë vozitur 70 kilometra në orë më shumë sesa shpejtësia maksimale. Policia saktësoi që 88 raste janë jashtë vendbanimeve, ndërsa 46 brenda.

Policia dje ka kryer kontrolle edhe në rajonin e Shkupit, ku ka regjistruar 174 parregullsi, 49 prej të cilave për tejkalim të shpejtësisë, 18 për vozite nën ndikim të alkoolit, 10 pa leje qarkullimi, mosrespektim të këmbësorit, përdorim telefonit, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button