fbpx

A u bënë edhe qytetarët e Maqedonisë me euro-deputet?!

Kryetari i partisë bullgare VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov ka informuar se 90 për qind e qytetarëve të Maqedonisë që kanë votuar në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian, kanë dhënë votën për partinë e tij.

Nga rreth 1.200 votues, më tepër se 900 e kanë dhënë votën për partinë e Karakaçanovit.

“VMRO-Lëvizja Kombëtare Bullgare shpreh falënderime për gjithë qytetarët e Maqedonisë që morën pjesë në zgjedhjet për përfaqësues bullgarë në Parlamentin Evropian. Në emër të eurodeputetit të zgjedhur Angel Xhambaski, qytetarët e Maqedonisë tashmë do të kenë përfaqësues të vetin në Parlamentin Evropian”, kanë njoftuar nga kjo parti.

Sipas mediumeve maqedonase, eurodeputeti Xhambaski ka paralajmëruar hapjen e zyrave të veta në Shkup, Ohër dhe Manastir.

Lajme të ngjashme

Back to top button