Të rinjtë të angazhohen për ndërtimin e një shoqërie të fortë civile – Forumi i Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

“Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për BE-në, ndërsa BE-ja mbetet plotësisht e angazhuar në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE. Fokus i veçantë duhet të vendoset në angazhimin e brezit të ri në punë, për t’iu mundësuar atyre ta bëjnë rajonin një vend tërheqës për të jetuar, për të bërë biznes dhe për të arritur ambiciet e tyre”, tha Mikela Matuela, Ushtruese e Detyrës – Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim (DG-NEAR) në Komisionin Evropian, në Forumin e djeshëm të Shoqërisë Civile të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, që u mbajt si pjesë e projektit EU TACSO 3, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ajo shtoi se të gjitha palët e interesuara duhet të punojnë me vizion të përbashkët për atë se si mund të optimizohet roli i shoqërisë civile.

Në forum u promovuan edhe “Udhëzimet për Mbështetjen e BE-së ndaj Shoqërisë Civile në Rajonin e Zgjerimit 2021-2027” të rishikuara, të cilat e trasojnë qëllimin e ndihmës së BE-së për shoqërinë civile, ofrojnë një mjet për qeveritë për të përmirësuar bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mundësojnë tregues për matjen e progresit drejt përmbushjes së kërkesave për integrimin në Bashkimin Evropian.

Shefi i Njësisë së Programeve Rajonale për Ballkanin Perëndimor, GD NEAR pranë Komisionit Evropian, Holger Shreder, tha se rajoni i zgjerimit dhe procesi i integrimit në BE kanë nevojë për një shoqëri civile të fortë dhe të gjallë për të kontribuar në reformat e nevojshme, për të ndihmuar në përfshirjen e qytetarëve dhe të mbështesë transformimin ekonomik, social dhe politik të rajonit.

Në këtë u ndërlidh Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili tha se shoqëria e fortë dhe e zhvilluar civile kurrsesi nuk duhet të konsiderohet kërcënim për asnjë qeveri, por duhet pranuar si vlerë e shtuar për zhvillimin e proceseve demokratike në vend.

Besoj se Udhëzimet e rishikuara për mbështetje nga BE-ja për Shoqërinë Civile të rajonit të zgjerimit 2021-2027 sigurojnë bazë solide për mënyrën se si të gjithë qytetarët, qeveria dhe institucionet publike mund ta forcojnë më tej atë partneritet dhe të krijojnë dialog të strukturuar që të gjithë të punojmë së bashku në interes të qytetarëve”, tha Mariçiq.

Në periudhën prej vitit 2014 deri në 2020, Unioni ka siguruar rreth 330 milionë euro në mbështetje të shoqërisë civile dhe udhëzimet janë një mjet për t’i ndihmuar BE-së të vlerësojë ndikimin e kësaj mbështetjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button