Berisha paralajmëroi protesta

Duke e krahasuar me regjimin totalitar qeverisjen e Kryeministrit Rama, kreu i demokratëve Sali Berisha njoftoi nga selia blu krijimin e një fronti opozitar dhe nisjen e protestave, raporton Klan.

Sali Berisha: PD konsideron jetike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha partitë opozitare, shoqëria civile. Qytetarët e kanë të vështirë të presin deri në shtator, revoltat në zemrat e qytetarëve po ziejn.

Qytetarët i ftoi t’i bashkohen në sheshe, ndërsa ndërkombëtarët të izolojnë atë që e cilësoi regjim monist të kryeministrit Rama.

Sali Berisha: PD i bën thirrje miqve të Shqipërisë në Evropë dhe SHBA të ndërpresin çdo mbështetje për regjimin monist të Ramës si një kontribut për vendosjen e sistemit demokratit kushtetues të kontrollit dhe balancave.

Farsa të Ramës dhe Alibeajt i cilëson dy Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale.

 “Nuk marrim pjesë në farsa të organizuara nga Rama dhe të keqshfrytëzuarit e tij.”

Ndaj dhe akuzat nuk i kurseu në adresë të Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit.

“Mund të them se Alibasha dhe Gazbasha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Edi Ramës. Të jeni të sigurt, nuk do jetë e largët dita kur do të kuptohen arsyeja si për atë që iku edhe për këta të dy.”

Pa komentuar nuk la edhe çështjet e rajonit, ku me forcë kundërshtoi nismën e “Ballkanit të Hapur”.

 “Vuçiçi tha është 700 faqe traktat, keni parë gjë ju ndonjë nen të tij? Jam kundër se është antishqitar, fiton vetëm Serbia.”

Kundërshtinë e tij për “Ballkanin e Hapur” tha se e ka jo vetëm politike, por edhe ekonomike, pasi sipas kryedemokratit kjo nismë bie ndesh edhe me konstatimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që tha se rekomandon qe tregtia e lirë mes vendeve duhet të bazohet tek standartet europiane që janë kuotat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button