fbpx

Egjipt: Më shumë se 41,000 të burgosur që nga grusht shteti

Numri i të paraburgosurve që nga 3 korriku i grushtit ushtarak në Egjipt tani e kalon shifren 41,000, sipas raportit të fundit nga Wiki Thawra.

Ky është konsideruar numri më i lartë i të burgosurve politikë në historinë moderne egjiptiane, thuhet në faqen e internetit, duke shtuar se numri pritet të rritet me përshkallëzimin e masave të ashpra nga autoritetet e udhëhequra nga ushtria.

Statistikat mbulojë periudhën midis 3 korrik 2013 deri më 15 maj 2014.

Raporti shton se 299 studentë janë vrarë që prej grusht shtetit, duke përfshirë 19 të vrarë në kampus.

Wiki Thawra është një bazë e të dhënave e pavarur për revolucionin egjiptian. Ajo mbledh të dhënat nga raportet e pavarura nga grupet e të drejtave dhe OJQ-ve egjiptiane./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button