Zelenski ia ka kthyer letrën Pendarovskit: Faleminderit për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Vlladimir Zelenski i ka dërguar letër presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke e falënderuar për mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe integrimin evropian, të shprehur nga presidenti Pendarovski nëpërmjet një letre të dërguar gjatë majit të këtij viti, njofton Portalb.mk.

“Ekselenca juaj, ju lutem pranojeni falënderimin tim për letrën tuaj të përzemërt të 17-majit të vitit 2022 dhe solidaritetin e shprehur me shtetin tonë, e cila me vendosmëri i kundërvihet agresionit rus. E vlerësojmë pozitën e fortë dhe të pakompromis nga Shkupi për mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Jemi falënderues që Republika e Maqedonisë së Veriut tërësisht u është bashkëngjitur sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë si vend-agresor”, i shkruan Zelenski Pendarovskit, kumtojnë nga Presidenca e RMV-së.

“Falënderim të përzemërt nga ana ime për ju personalisht zotëri president dhe për popullin e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e strategjisë për integrim evropian të Ukrainës dhe ndarjes së statusit-kandidat të vendit tonë për hyrje në Bashkimin Evropian. Pozita e tillë e sinqertë e presidentit të Maqedonisë së Veriut, e cila tanimë është vend-kandidat për anëtarësim në BE, është me rëndësi të veçantë. Shpresoj që Maqedonia e Veriut do t’i fillojë bisedimet hyrëse drejt BE-së në afat sa më të shkurtër. Është koha që Bashkimi Evropian të miratojë vendime të rëndësishme politike. Besoj se Maqedonia e Veriut gjithashtu mundet me sukses të avancojë drejt anëtarësimit në BE dhe një ditë shtetet tona mike të kyçen në familjen e përbashkët evropiane si anëtare të plota të BE-së. Përzemërsisht, Vlladimir Zelenski”, i ka shkruar presidenti ukrainas, Pendarovskit.

Ndryshe, Rusia ka filluar agresionin ushtarak ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Prej atëherë, Ukraina e ka humbur një të pestën e territorit, mijëra njerëz janë vrarë, miliona të tjerë janë zhvendosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button