“Avioni në Divjakë”, zbulohet paketuesi i marijuanës

Arrestohet paketuesi i lëndës narkotike të gjetur në makinën pranë avionit tip “Piper” të rrëzuar në Divjakë. Aurel Pepa u arrestua në fundjavë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Renda, por operacioni i arrestimit u mbajt i fshehtë.

Gjurmët e gishtave të Pupës kanë dalë nga mbështjellësi i drogës, gjë që çoi edhe në arrestimin e Aurel Pupës, banor i lagjes “20 Tetori” në Lushnjë, raporton “A1 Report”.

Policia sekuestroi 460 kg drogë marijuanë në plazhin e Divjakës më 10 maj, në makinën pranë avionin italian të rrëzuar në bregdet. Lënda narkotike u dyshuar se do të ngarkohej në avionin tip “Piper” të pilotuar nga piloti italian Giorgio Riformato.

Lajme të ngjashme

Back to top button