Pasqyra e teleskopit James Webb u godit nga një meteor i vogël

Një gurrë i vogël shkëmbi ka goditur pasqyrën kryesore të teleskopit të ri hapësinor James Webb. Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur në 23 ose 25 maj, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Analiza tregon se u godit segmenti i pasqyrës i njohur si C3 një nga 18 pllakat që përbëjnë reflektorin primar prej  6.5 metra të gjerë të Webb. Kontakti la një gropëz në atë sipërfaqe.

Shpejtësia me të cilën gjërat lëvizin nëpër hapësirë bën që edhe grimcat më të vogla të mund të përplasen me shumë energji me një objekt tjetër. Webb deri më tani është goditur pesë herë, ndërsa kjo e fundit arriti që të bëjë dëm më të madh.

Dëmi i shkaktuar nga mikrometeori i madhësisë së pluhurit ka shkaktuar një efekt të dukshëm në të dhënat e observatorit, por nuk pritet të kufizojë performancën e përgjithshme të misionit.

James Webb u lëshua në dhjetor për të pasuar teleskopin hapësinor revolucionar. Astronomët do të publikojnë pamjet e para të kozmosit më 12 korrik.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA tha se këto imazhe nuk do të ishin më pak mahnitëse për shkak të asaj që sapo ndodhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button