Kritikët e përshëndetën historinë e parë të superheroinës myslimane të Disney (VIDEO)

Marvel erdhi me idenë e tregimit të parë të një superheroinës myslimane të Disney-t. Filmi “Zonja Marvel” u shkrua nga komediani britaniko-pakistanez Bisha K Ali dhe u drejtua nga dyshja belge Adil & Bilall. Kritikët e përshëndetën punën e Marvelit, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Filmat Marvel janë në treg që nga viti 1970. Ndërsa së fundmi ata janë fokusuar në krijimin e personazheve të ndryshme, me qëllim që të promovohen kultura, fe dhe vende të ndryshme.

Kur jemi te filmi më i ri “Zonja Marvel”, ky film përqendrohet rreth një adoleshenteje kurioze dhe adhuruesve të librave komik Avengerd dhe Kamala Khan. Personazhi kryesor lufton të përshtatet në shoqëri deri në momentin kur fiton superfuqi. Kështu ajo arrin që të bëhet pjesë e personazheve të Marvel. Zonja Marvel është qesharake, simpatike dhe mundohet t’i shmang paragjykimet.

“Normalisht në fillim ke një frikë për aktorët e ri. Por, Vellanit i shkon shumë ngjyra vjollcë e fuqisë së saj. Ky personazh është shumë i përshtatshëm dhe ne e përshëndesim punën e Marvel.” shkruan kritikët e gazetës Lucy Mangan.

Mangan tha se dy episodet e disponueshme të serialit ishin “plot sharm, zgjuarsi, ngrohtësi, entuziazëm dhe të vërtetë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button