Dita e fundit e shkollës për filloristët nga Saraji përfundoi e mbushur me dashuri dhe ndjeshmëri për kafshët dhe njerëzit (Galeri)

Filloristët nga Komuna e Shkupit, Saraj, ditën e fundit të shkollës e kaluan në mënyrë të pazakontë. Rreth 20 nxënës nga Sfillara e poshtme, në vend të festimeve të zakonshme për përfundimin e suksesshëm të vitit shkollor, kaluan një ditë argëtuese të mbushur me miqësi dhe lojëra pranë akuaduktit të Shkupit në strehimoren për qentë e pastrehë Happy Shelter, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nën organizim të Shoqatës së qytetarëve Nexius civil concept dhe në bashkëpunim me departamentin e arimit, kulturës, sportit dhe rinisë të Komunës së Sarajit dhe Happy Shelter, filloristët mësuan se si përmes empatisë për qentë e rrugës do të kenë empati dhe qëndrime më pozitive ndaj njerëzve dhe bashkëmoshatarëve.

“Shumë nga fëmijët ishin të habitur që një strehë e tillë ekzistonte. Kur panë fotot se në çfarë gjendje ishin qentë dhe se si janë shëruar, aq sa nuk i njihnin se ishin të njëjtit, nxënësit u kënaqën dhe luajtën me ta me gëzim dhe dashuri të pamasë. Shumë prej tyre ndanë edhe përvojat e tyre të kujdesit për kafshët endacake. Na thanë se përpiqen t’i ndihmojnë edhe kur dikush i shqelmon dhe i maltreton dhe shpesh mbledhin ushqime për t’u dhënë. Fatkeqësisht ata thanë se ka fqinjë të rritur që i pengojnë nga synime të tilla humanitare”, tha për Meta Afërdita Musliu nga Neksus koncepti qytetar.

This slideshow requires JavaScript.

Shumë prej nxënësve, sipas organizatorëve, shprehën dëshirën që të kthehen dhe të kujdesen për qentë e shpëtuar.

Sipas Musliut, veprime të tilla, duke zhvilluar ndjeshmërinë ndaj kafshëve, reduktojnë edhe dhunën ndaj bashkëmoshatarëve në shkolla.

“Nëpërmjet kujdesit ndaj kafshëve, fëmijët fitojnë vetëbesim dhe bëhen njerëz të përgjegjshëm në shoqëri. Në përgjithësi, gjendja mendore dhe psikosociale e fëmijëve përmirësohet, gjë që i bën ata më rezistent ndaj ndikimeve të caktuara negative”, tha Musliu.

Nga Happy Shelter shprehën shpresën se në të ardhmen do të organizohen gjithnjë e më shumë vizita të tilla shkollore përmes të cilave çdo fëmijë do të mund të edukohet që në moshë të vogël për nevojën e kujdesit dhe sjelljes së duhur me kafshët endacake.

“Shpresojmë që incidenca e vizitave të tilla do të kontribuojë në sensibilizimin e të gjithë qytetarëve për trajtimin e ndërgjegjshëm të kafshëve endacake, si dhe në rritjen e interesit për strehim tek qytetarët tanë, që do të ishte një hap i madh përpara në zgjidhjen e problemit të kafshëve endacake në shtetin tonë”, theksuan nga Happy Shelter.

Dita e sotme edukative për fëmijët nga Saraji është pjesë e projektit “Rruga drejt rezistencës dhe riintegrimit të familjeve të cenueshme në komunitet”, i implementuar nga konsorciumi i organizatave Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar – QMBN, Neksus koncept qytetar, Iniciativa për perspektivë evropiane – IPE, Horizont Civitas dhe organizata PLIADES. Projekti mbështetet nga Fondi global i angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (Global Community Engagement and Resilience Fund – GCERF).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button