Paraburgim për dy persona nga Zhelina në lidhje me transportin ilegal të 40 migrantëve

Gjykata, me propozim të Prokurorisë, ka vendosur paraburgim për dy persona nga Zhelina, të dyshuar për bartjen ilegale të 40 migrantëve, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari 24 vjeçar do të jetë 30 ditë në paraburgim, derisa tjetri do të jetë në paraburgim – shtëpiak për shkak se është 16-të vjeç.

Kontrabanda me migrantë është një vepër e dënueshme në bazë të nenit 418 nga Kodi Penal.

Ata ishin kapur në rrugën rajonale ndërmjet fshatit Bogorodicë dhe Stojakovo me një “Ford Transit”, brenda të cilit ishin 40 migrantë, dy prej të cilëve fëmijë.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u pranua propozimi për vazhdimin e afatit të Vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë të rritjes së vëllimit të hyrjeve dhe kalimit transit të emigrantëve nëpër territorin e shtetit dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin SARS-CoV-2 dhe parandalimin e përhapjes së tij, me të cilin rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullsisë deri më 31 dhjetor të vitit 2022”, thonë nga Qeveria pas seancën së 50-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button