Keqpërdori kartelë bankare të ish-gruas, kallëzim penal për 28 vjeçarin nga Shkupi

Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 28 vjeçarit nga Shkupi për keqpërdorimin e një kartele bankare, duke përvetësuar disa mjete financiare, transmeton Portalb.mk.

Ai akuzohet për “përpunimin dhe përdorimin e kartelës së rrejshme bankare”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 274-b nga Kodi Penal.

I dyshuari kishte shfrytëzuar të dhënat e kartelës së ish-bashkëshortes. Përmes kësaj kartele, ai kishte tentuar të kryen 11 pagesa onlajn me një vlerë të përgjithshme prej 13 684 denarëve, por kishte realizuar vetëm 7 me sukses, gjegjësisht kishte arritur të përvetësojë 9 095 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button