Dështoi debati për djegien e spitalit modular në Tetovë dhe djegien e autobusit të “Besa Trans”, munguan deputetët e pushtetit

Për shkak të mungesës së deputetëve nga pushteti, Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve sot nuk kishte kuorum për debat, raporton MIA. Në rend të ditës të seancës janë Informacioni për aksidentin e autobusit të kompanisë transportuese “Besa Trans” që ndodhi në Bullgari dhe Informacioni për gjendjet dhe aktivitetet e ndërmarra në lidhje me zbardhjen e rastit me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

“Shohim se pushteti vendosi të mos vjen sot në këtë seancë dhe të mos vendos. Qëllimi kryesor është të pamundësohet debat me pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e qytetarëve”, tha kryetari i Komisionit të përhershëm për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve Halil Snopçe.

Ai informoi se në mënyrë të shkruar i është drejtuar Ministrisë për transport dhe lidhje, MPB-së dhe Drejtorisë doganore për informacione për aksidentin e autobusit të kompanisë transportuese “Besa Trans” me çka nuk ka marrë përgjigje. Kur u është drejtuar për herë të dytë ka marrë përgjigje me shkrim nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa përgjigje nuk ka marrë nga MPB-ja dhe Drejtoria Doganore.

Anëtarët e Komisionit u dakorduan se duhet të diskutohet në këto tema, ndërsa familjet të informohen se çfarë ka ndodhur me familjet e tyre dhe të afërtit gjatë aksidentit.

Eli Panova nga VMRO-DPMNE, tha se pushteti ikën nga çështjet për atë se është fajtore. Pushteti, siç tha, nuk ka ndërmarrë asgjë deri më sot.

Pushteti, siç theksoi, po bllokon shqyrtimin e çështjeve që janë me viktima njerëzore.

Në 8 shtator të vitit të kaluar spitali modular i Tetovës, ku po trajtoheshin 26 pacientë, u bë shkrumb. Jetën e humbën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë dhe dy persona që kujdeseshin për familjarët e tyre.

Në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari, që ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar, jetën e humbën 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata ktheheshin nga udhëtimi turistik nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button