Është gënjeshtër që Nensi Pelosi u arrestua

Fotografia është bërë më 13 janar 2021, në momentin kur Pelosi po kthehej nga debati për shkarkimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Uashington. Nga zyra e Pelosit dhe Shërbimi Marshall i SHBA-së, në një deklaratë për shërbimin e kontrollit të fakteve të AFP, deklaruan se fotografia nuk tregonte asnjëfarë arrestimi të Pelosit, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook pretendon se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nensi Pelosi, është arrestuar. Kjo nuk është e vërtetë.

Postimi shpërndan një fotografi të Pelosit me dy gra me shenja në xhaketë. Në njoftim thuhet se dy femrat janë nga FBI.

Fotoja është e vjetër, e vitit 2021 dhe nuk tregon arrestimin e Pelosit. Ky informacion u hodh poshtë nga disa shërbime të kontrollit të fakteve vitin e kaluar.

Fotografia është bërë më 13 janar 2021, teksa Pelosi po kthehej nga debati për shkarkimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Uashington.

Nga zyra e Pelosit dhe Shërbimi Marshall i SHBA-së, në një deklaratë për shërbimin e kontrollit të fakteve të AFP, deklaruan se fotografia nuk tregonte asnjëfarë arrestimi të Pelosit.

Dru Hamill, zëvendës shefi i shtabit të Pelosit, për AFP deklaroi se pretendimet se Pelosi ishte arrestuar ose mbikëqyrur nga Zyra Marshall e SHBA ishin “të rreme”.

William Delaney, zyrtar i marrëdhënieve me publikun në Zyrën e Marshall SHBA, në një deklaratë për AFP theksoi:

“Mund të konfirmoj se çdo pretendim se kemi arrestuar Pelosin është absurd dhe i rremë”.

Ai shtoi:

“Zyrtarët e zbatimit të ligjit që shihen në foton tuaj nuk janë pjesë e shërbimit tonë. Marshalët tanë kanë distinktivë që janë dukshëm të ndryshëm, me një yll të madh argjendi”.

Lajmi se Pelosi u arrestua u hodh poshtë edhe nga shërbimi për kontrollin e fakteve i Reuters.

Nga e gjithë kjo mund të konstatojmë se postimi që po analizojmë është i pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button