Scholz në vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor: Në Prishtinë dhe Beograd, dhe në Shkup e Sofjen

Kancelari gjerman Olaf Scholz sot e ka filluar turneun e tij ballkanik, duke vizituar fillimisht Kosovën dhe pastaj Serbinë. Ai të shtunën do të vizitojë Maqedoninë e Veriut të shtunën dhe Bullgarinë, transmeton Portalb.mk.

Scholz tha në Prishtinë se për dialogun Kosovë-Serbi duhet qëndrim konstruktiv dhe një marrëveshje përfundimtare, e cila do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në mbrëmje ai do të udhëtojë drejt Greqisë me ftesë të homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis, ku do të marrë pjesë në një darkë në Selanik me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore” (PBEJ). Në samitin e PBEJ do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani.

Pas qëndrimit në Greqi, Scholz nesër në Shkup do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa janë planifikuar edhe bisedime plenare ndërmjet dy delegacioneve. Pas takimit, Kovaçevski dhe Scholz do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Nga Shkupi, kancelari gjerman do të niset për në Sofje për takime me kryesinë shtetërore bullgare.

Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.

Në fokus të turneut të tij ballkanik, siç njoftoi kabineti i tij, janë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe. Gjithashtu, tema kryesore e bisedës do të jetë, siç u njoftua në Berlin, reagimi i përbashkët ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button