Të punësuarit në NTP shpallën grevë, Arsovska e konsideron të motivuar politikisht

Sindikata e pavarur e NTP shpalli grevë, duke kërkuar kushte më të mira pune. Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska tha se greva është e motivuar politikisht. Sipas saj, ata nuk duhet ta bëjnë këtë, transmeton Portalb.mk.

“Me vjen shume keq. Ajo ndërmarrje është shkatërruar nga udhheqësia e mëparshme. Ata nuk arritën t’i servisonin as automjetet e reja nga viti 2019, të mos flasim për eksponatet. Nuk e di pse Sindikata e Pavarur ngre aktivitete të tilla, ndoshta është e motivuar politikisht, sepse është folur për rritje graduale brenda të gjitha kompanive. Nuk është mirë për ta si sindikatë sepse po e humbin besueshmërinë në procesin e negociatave, ndërsa e prishin atë që punëtorët e kanë”, tha Arsovska në konferencën e djeshme për media.

Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, drejtori i atëhershëm i NTP-së, Ivan Ilievski, u takua me tri sindikatat përfaqësuese të punëtorëve në Ndërmarrjen e Transportit Publik NTP Shkup, Miqo Stojanovski, kryetar i Sindikatës së LSM në NTP Shkup, Zoran Stojanovski, kryetar i Sindikatës së pavarur në NTP Shkup, dhe Afrim Muça, kryetar i Sindikatës së shoferëve në NTP Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button