Reali jep 65 milionë euro për Pogba-në

Paul Pogba është objektivi kryesor i merkatos së Real Madrid. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, klubi kampion Europe është gati të bëjë gjithçka për të mbërritur te mesfushori francez i Juventusit.

Florentino Perez është gati të formulojë një ofertë prej 65 milionë eurosh, madje duke përfshirë në tratativa edhe lojtarë si Alvaro Morata dhe Fabio Coentrao.

Por në fakt Juventus preferon argjentinasin Angel Di Maria.

Lajme të ngjashme

Back to top button