fbpx

Sa do të kushtojë ura që do të lidh Shqipërinë dhe Malin e Zi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka kryer një takim pasditen e sotme me kryeministrin e Malit të Zi, në kuadër të prezantimit të projektit të urës që do të ndërtohet mbi lumin Buna, e që do të lidhe Ulqinin me Velipojën, raporton TCH.

Gjatë takimit janë bërë të ditura disa detaje rreth projektit të urës, e cila do të shkurtojë 72 herë distancën mes dy vendeve. Parashikohet që në total ndërtimi I urës të ketë një kosto prej nëntë milion eurosh.

“Me anë të urës do të kemi një distancë të shkurtuar 72 herë, do të ketë një gjatësi prej 310 metrash me tre harqe e mundësisë C1, e do të ketë mundësi të përdoret nga makinat, autobusët, kamionet, bicikletat. Ka një lartësi që lejon kalimin nën të, në rastin që lumi Buna do të jetë i hapur për mjetet lundruese. Jemi në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar që do të jetë i gatshëm brenda dy muajve. Procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë gjashtë muaj deri në qershor 2023, kostoja e vlerësuar është rreth nëntë milionë euro dhe mund të jetë gati për 18 muaj.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button