Reket, kërcënime dhe interesa të bizneseve, arsyet pse u prish koalicioni ndërmjet Jakimovskit dhe VMRO-së

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, ka prishur koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në në këtë komunë, ndërkohë kjo parti e akuzon për interesa në biznes, transmeton Portalb.mk.

“Unë si kryetar komune me vitet e mia dhe me përvojën time dhe me karakterin tim nuk mund të lejoj më dikush të luajë me mua dhe me Këshillin e Komunës së Karposhit, por edhe me interesat e qytetarëve të Komunës së Karposhit”, deklaroi Jakimovski, i cili premtoi që do të realizohen premtimet e marrëveshjes parazgjedhore.

Ai paralajmëroi që nuk pret urdhra nga ndonjë qendër, duke alarmuar që ka pasur tentime për reket dhe kërcënime ndaj afaristëve të kësaj komune.

VMRO-DPMNE ka reaguar duke llogaritur që ky koalicion vjen si rezultat i përpjekjes së kryetarit për të betonuar hapësirat e gjelbra të kësaj komune. Prishja e koalicionit, sipas tyre, ka prapavije interesat e bizneseve, duke saktësuar së fundmi ndërtimin e 7 objekteve të reja në Zllokuqan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button