Paraburgim për tre persona për falsifikim të veturave gjatë shitblerjes, njëri prej tyre është polic

Prokuroria ka propozuar deri te Gjykata Penale në Shkup paraburgimin e tre personave nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumente gjatë shitblerjes së veturave luksoze, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari i parë është punonjës i policisë, dhe dyshohet në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal për keqpërdorim të detyrën zyrtare dhe autoritetit, ndërsa dy tjerët në bazë të nenit 378, për falsifikim të dokumenteve dhe nxitje për falsifikim.

Ata kishin vepruar disa herë në periudhën prej korrikut të vitit 2020 deri në maj të vitit 2021, ndërsa Prokuroria vlerësoi që përfitimet e tyre arrijnë deri 174 mijë euro.

Të dyshuarit kishin falsifikuar dokumentet përmes ndryshimit të numrave identifikues origjinal. Krejt kjo ishte mundësuar nga punonjësi i policisë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë këto vetura i kishin shitur te personat e tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button