Tentoi të kalojë ilegalisht kufirin për në Kosovë, u arrestua 26 vjeçari nga Shkupi

Policia ka arrestuar 26 vjeçarin nga Shkupi për kalim ilegal të pikës kufitare, por gjatë kontrolleve është vërejtur që ai është dënuar me burg, transmeton Portalb.mk.

“Në Pikë Kalimin Kufitar “Bllacë e Poshtme”, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria 26 vjeçari T.M. nga fshati Kondovë – Shkup, për arsye se është përpjekur ilegalisht të largohet nga vendi dhe të kalojë në Republikën e Kosovës”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia kishte evidentuar që për 26 vjeçarin ishte lëshuar udhëzim për arrestim për të vazhduar dënimin në Burgun e Idrizovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button