fbpx

Nesër do të luajë përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Shkup, 250 denarë çmimi i biletave

Në stadiumin “Todor Proeski” do të zhvillohen ndeshjet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s, ku ndeshja e parë do të jetë kundër Gjeorgjisë më 9 qershor, transmeton Portalb.mk.

“Biletat shiten me çmim prej 250 denarë për tribunën veriore, 250 denarë për blloqet 1, 2, 5 dhe 6 për tribunën jugore dhe 350 denarë për blloqet qendrore 3 dhe 4 nga tribuna jugore e Arenës “Todor Proeski””, raporton Federata e Futbollit në Maqedoni.

Ndeshja e dytë e Maqedonisë së Veriut do të luhet më 12 qershor kundër Gjibraltarit. Në të dy ndeshjet, tribuna lindore do të jetë për tifozët e ekipeve tjera.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes partnerit zyrtar të shitjeve të biletave, Mk Tickets, filloi shitjen e biletave për ndeshjet e përfaqësues A të Maqedonisë kundër Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit”, sqarojnë nga FFM”, sqarojnë nga FFM-ja.

Tifozët mund të blejnë bileta edhe onlajn për ndeshjen kundër Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button