fbpx

Shumë të ri po largohen nga Ballkani vlerëson Banka Botërore në raportin më të ri

Rreth 5 milionë emigrantë nga vendet e EJL (Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë) në vendet evropiane, ka regjistruar Banka Botërore në raportin më të ri.

Qytetarët të cilët lëshojnë vendet e tyre kërkojnë punësim ose perspektiva më të mira në Evropë. Një e katërta ose 25,44 % nga popullata e tanishme në këto vende momentalisht jetojnë jashtë vendeve nga kanë prejardhjen.

“Në vitin 1990 pjesa e emigrantëve nga vendet e EJL ishte gjysma prej asaj që është sot. Në dy dekadat e kaluara, këto vende janë ballafaquar me rritje të emigrimit, dhe për momentin përafërsisht 4,9 milionë njerëz të cilët kanë prejardhje nga vendet e EJL thuhet se janë shpërngulur në vende tjera”, qëndron në raportin e Bankës Botërore.

Në raport konstatohet se numri më i madh i emigrantëve janë rinia të cilët në vendet e tyre janë të papunësuar dhe për këtë apelohet deri tek Qeveritë e këtyre vendeve të krijojnë kushte që ata të kthehen mbrapa.

Në maje të listës të vendeve ku përqindja e të rinjve të papunësuar është shumë e lartë është BeH, ku 62,8 % e rinisë janë të papunë, pastaj Kosova ku përqindja arrin diku 55%, Maqedonia me më pak se 55 %, Serbia ku shkalla e papunësisë është diku mbi 50 %, derisa Kroacia dhe Mali i Zi shkallën e papunësisë tek rinia e kanë diku mbi 40 %.

Lajme të ngjashme

Back to top button