Sonte do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Në mesnatë në Maqedoninë e Veriut do të ketë rritje të çmimeve të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 3,00 den/litër”, bëjnë të ditur nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit.

Pas mesnatës, Benzina BS-95 do të jetë 110 denarë, BS-98 do të jetë 112 denarë, Nafta 104 denarë, Vaji 102.5 denarë dhe Mazuti 55.5 denarë.

“Akcizat që i paguajnë tatimpaguesit në pajtueshmëri me rregullat e akcizave kanë këto vlera: Te benzina BS-95 dhe BS-98 është 22 denarë, te Eurodizeli dhe Vaji ekstra i lehtë është 15.5 denarë, ndërsa te Mazuti 0.1 denarë”, raportojnë nga Komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button