Liderët e Ballkanit të Hapur: Bashkërisht do të përballemi me krizën energjetike dhe ekonomike

Në fund të Samitit të Ballkanit të Hapur, konferencë për mediat mbajtën tre liderët e kësaj iniciative, Dimitar Kovaçevski, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, të cilët ftuan vendet tjera të bëhen pjesë e kësaj iniciative, e cila siç thanë ata ka shumë përfitime. Nga ana tjetër kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u shpreh se herën tjetër dëshiron që samiteve të tjera të ardhshme t’i bashkohet edhe shteti i gjashtë, duke nënkuptuar për Kosovën. Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, tha se Bosnja po humbet shumë duke mos qenë pjesë e kësaj nisme, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski tha se kanë mesazhe të qarta edhe nga SHBA edhe nga BE, mbështetja e tyre është e drejtpërdrejt dhe e fuqishme.

“Ballkani i hapur ka rezultate konkrete dhe shtetet e ballkanit duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme. Do të ulim fluksin në autostrada, këto janë benefitet në të cilat punojnë institucionet dhe kompanitë nga tre vendet. U morëm vesh që bashkërisht të përballemi me krizën ekonomike, energjetike dhe ushqimore. Për herë të parë Mali i Zi, Bosnja, të gjithë jemi në një vend. Nëse kuptohemi do t’ia dalim. Ballkani perendimor le të bëhet Ballkani i hapur”, tha Kovaçevski.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se në javën e ardhshme do të kemi një video konferencë p;r unifikimin e eksperteve për gjetjet për dalje nga kriza që ka kapluar botën.

“Jam i kënaqur që kemi biseduar për të gjitha çështjet e hapura. Nuk mund menjëherë të sjellim rezultatet në të gjithë fushat, por do jetë çdo ditë e më i dukshëm. Do të luftojmë për jetë më të mirë.Çdoherë jam i pakënaqur me veten time, megjithatë kemi arritur shumë. Këmbimi tregtarë është në rritje. Këto janë çështje të mëdha që kanë sjellë ndryshime të mëdha. Ne nga Serbia asgjë nuk kërkojmë nga Maqedonia, vetëm duam të kemi marrëdhënie miqësore. Dua të falëdneroj Edi Ramën, pasi ka treguar fuqi lideri, ka dëshmuar çka do të thotë përcaktim dhe vendosmëri. Pa përkushtimin e tij dhe energjinë e tij, Ballkani i Hapur nuk do të mund të mbijetonte”, tha Vuçiq. 

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, tha se Ballkani i hapur lindi si ide e tre njerëzve, sot nuk është ide e tre njerëzve dhe nuk është punë e tre njerëzve, por i të gjithë njerëzve dhe do të jetë gjithnjë e më shumë i më shumë njerëzve. Ai tha se do të donte që në këtë nismë të ishin gjashtë, por sipas tij, një gjë është e sigurt, Ballkani i hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet.

“Mbase është pak por e sigurt. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet dhe të humbë kohë për të përfituar nga kjo nismë. Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete, pasi kriza e thellë, që sipas gjitha gjasave mund të thellohet edhe më shumë që ka pushtuar jo vetëm kontinentin por edhe botën, kërkon përpjekje, por edhe për të zvogëluar barrën që e kemi. Prandaj grupi ynë i përbashkët do të fillojë me punë. Politikanët mund të zgjedhin të rrinë, ndërkohë ajo që ne duam që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të përfshihen dhe e gjithë sipërmarrja të përfshihet në edicionon e panarit në Beograd. Shqipëria është shume e rëndësishme për furnizim me energji, dhe kemi mundësi të jemi komplementar”, tha Rama.

Nga ana tjetër Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, tha se Bosnja dhe Hercegovina patjetër duhet të jetë pjesë e kësaj iniciative.

“Pas takimit të sotëm, pas firmosjes së marrëveshjeve, Bosnja dhe Hercegovina patjetër të bëhet pjesë e kësaj iniciative. Dë të bëj gjithçka që është e mundur që automjetet të kalojnë pa pengesa. Besoj që ato politikanë që duhet të marrin vendim, të jenë të vetëdijshëm që mos t’ua bëjnë këtë as tregtarëve, as fermerëve, të cilët mezi ia arrijnë ti eksportojnë produktet e tyre. Përgjegjësia është e jona dhe ju falenderoj që i mbani dyert e hapura për ne”, tha Tegeltija.

Kryeminiostri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, deklaroi se Ballkani i Hapur është një fytyrë e re e Ballkanit Perëdimor.

“Absolutisht është qasje e re, paraqet kthesë të paimagjinueshme deri tani, dhe unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë, por të jemi gjashtë, që Ballkani i hapur të ketë më shumë pjesëmarrës. Qytetarët kërkojnë të gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Këtu jemi për të diskutuar në mënyrë demokratike dhe do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë. Ne jemi të interesuarpër bashkëpunim”, tha Abazoviq.

Dje dhe sot në Ohër u zhvillua samiti dyditor i iniciativës “Ballkani i Hapur”, në fokus të të cilit ishin kultura dhe turizmi, ku edhe u nënshkruan disa memorandume mirëkuptimi. Memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe në fushën e bashkëpunimit të administratave tatimore, si dhe marrëveshje njohjen reciproke të diplomave.

Me fjalime të liderëve, u hap zyrtarisht samiti. Të pranishmëve dhe të ftuarve iu drejtuan kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndërkaq patën fjalime përshëndetëse edhe kryeministri i Republikës së Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, por edhe eurokomesari Oliver Varhej dhe Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, i cili iu drejtua konferencës përmes videolidhjes.

Pas fjalimeve të tre kryeministrave dhe presidentit të Serbisë, pasoi seanca e Ballkanit të Hapur mbi turizmin, në të cilënu nënshkrua memorandum mirëkuptimi midis tre vendeve. Fjalim mbajtën zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministrja e turizmit dhe mjedisit dhe ministrja e tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit e Serbisë Tatjana Matiq, të cilët u shprehën se turizmi ështl një sferë e cila ka potencial të madh, i cili do të japë shumë rezultate përmes bashkëpunimit rajonal.

Më pas vijoi sesioni mbi fushën e kulturës, ndërsa në fund nënshkrimi i disa marrëveshje dhe memorandumeve për bashkëpunim në sfera të ndryshme.

Në fund të samitit gjithashtu u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor për njohjen reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara dhe memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit, kulturës dhe administratës tatimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button