Gjykata Penale vendosi: 6 vite burg per Gruevskin, pallati i VMRO-së të konfiskohet

Ish-liderin e arratisur i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të partisë dhe qeverisë së atëhershme Kiril Bozhinovski, për ndërtimin pa leje të Pallatit të bardhë, objektit luksoz 8 katësh, gjyqtarja Daniela Aleksovska-Stojanovska nga Gjykata themelore penale Shkup, i shpalli fajtor, transmeton Portalb.mk.

Gruevski si krijues i idesë që partia të hyjë në bashkë-investim me fituesin më të madh të tenderëve në atë kohë dhe me ndërtuesin e projektit Shkupi 2014, DG Beton, dhe nga ai të pompohet pa pagesë ndërtimi i objektit të madh – selisë së partisë, por edhe 2.5 milionë euro shtesë të blejë edhe 30 shtabe në gjithë Maqedoninë dhe pajisjen e objektit me luks në mënyrë të paligjshme, në mungesë u dënua me 6 vite burg.

Bozhinovski, si nënshkrues i kontratave për ndërtim, në emër të partisë, është dënuar me dy vjet burgim me kusht, i cili nuk do të zbatohet nëse brenda 5 viteve nuk kryen vepër të re. Rrethanë lehtësuese për Bozhinovskin, tha gjykatësi, është se ai e ka dhënë mbrojtjen e tij në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, ku ka qenë i rregullt në gjykime. I pandehuri Gruevski, i cili u arratis dhe nuk ishte i disponueshëm për organet e rendit, tha ajo, e bëri këtë në një stil tjetër, duke ikur nga drejtësia.

Aktgjykimet janë të shkallës së parë, të dënuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Aleksovska-Stojanovska, përveç aktgjykimeve, shqiptoi edhe masën e konfiskimit, pasi që paraprakisht para gjykatës e kishte kërkuar prokurori Ljubomir Lape, përfaqësues i kësaj aktakuze të ngritur nga prokurorja Lençe Ristoska. Kështu gjykata vendosi në shkallë të parë konfiskimin e selisë së palës. Përveç selisë, objektit luksoz 8-katësh në qendër të Shkupit, gjykata konfiskoi rreth 30 seli partiake të VMRO-DPMNE-së në Veles, Kavadar, dy në Kisella Vodë, Shtip, Karbinci, Radovish, Vinicë, Ohër, Pehçevë , Demir Hisari, Lozovë, Dellçevë, Koçan, Strugë, Dojran, Petrovec, Gjevgjeli, Bogdanci, Gradsko, Kamenicë, Tearcë dhe Novac, të blera me para që i nxorrën nga Beton i Minço Jordanov .

Ndryshe, pallatin e ka ndërtuar firma “Beton”-Shkup e biznesmenit Minço Jordanov, që kur partia me marrëveshjen prej vitit 2012 ia ka dhënë tokën afër rrugës “Maqedonia” firmës, ndërsa e njëjta u detyrua ta ndërtojë objektin dhe një pjesë të tij t’ia japë VMRO-DPMNE-së sipas parimit “me çelës në dorë”. Ndërsa pjesa tjetër duhej të jetë hotel.

Me fjalë të tjera, VMRO-DPMNE e ka dhënë vetëm tokën me vlerë prej 1 milion e 250 mijë eurove, ndërsa sipas vlerësimit të ish-PSP-së ka marrë pallat me vlerë prej 6.9 milionë eurove dhe plus 2 milionë euro me para, sepse hapësira e pallatit që e ka marrë partia ka qenë për 634 metra katror më e vogël se marrëveshja, për atë partnerët u morën vesh edhe për para.

Janë investuar 1 milion e 250 mijë euro nga VMRO-DPMNE dhe pasuri të patundshme me vlerë prej pothuajse 9 milionë eurove, ndërsa dallimin prej 7.8 milionë eurove ish- PSP e konsideroi si donacion joligjor të firmës për partinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button