NTP: Biletat pa pagesë për filloristët vlejnë deri më 10 qershor, për gjimnazistët deri më 20 qershor

Për shkak të përfundimit të vitit shkollor 2021/2022, nga e hëna (13 qershor 2022), transporti publik do të funksionojë sipas orarit veror, ndërsa biletat pa pagesë për nxënës nuk do të jenë të vlefshme gjatë pushimeve verore, njoftuan nga Ndërmarrja për Transport Publik (NTP) – Shkup, transmeton Portalb.mk.

Biletat falas për nxënësit e shkollave fillore do të vlejnë deri më 10 qershor, ndërsa për gjimnazistët deri më 20 qershor.

Nxënësit e shkollave fillore/të mesme (nuk vlen për nxënësit e shkollave të mesme përfundojnë vitin e katërt) me çmime preferenciale mund të blejnë biletë mujore për korrik ose gusht me çmim prej 600 denarë (për një muaj).

Për blerjen e të ashtuquajturës biletë sezonale për nxënës, nevojitet që personi të dorëzojë vërtetim se është nxënës dhe të dorëzojë librezë nxënësi për kontroll, sqaron NTP – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button