Petrovska – Cooper: Taktikizimi i vetos është rrezik serioz i sigurisë për Ballkanin

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe zëvendës ndihmës sekretarja e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Laura Cooper, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, të realizuar gjatë vizitës së delegacionit të Maqedonisë në SHBA, kanë folur për nevojën e një fillimi të shpejtë dhe të menjëhershëm të bisedimeve të anëtarësimit, për mbështetjen e SHBA-së për këtë proces, si dhe për përpjekjet e përbashkëta për të zhvilluar mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë ndaj kërcënimeve hibride. Pikërisht granti amerikan prej 40 milionë dollarësh i rënë dakord gjatë kësaj vizite, është destinuar krahas modernizimit të Ushtrisë edhe për përballje me kërcënimet hibride, transmeton Portalb.mk.

“Taktizimi i tepërt apo vonesa në fillimin e negociatave për shkak të vetos që kemi nga fqinji ynë mund të shkaktojë problem serioz të sigurisë në Ballkan, pasi frustrimi i pritjes së gjatë në këtë proces tashmë ndihet në një farë mënyre dhe kjo është diçka që dekurajon më tej dhe administratën dhe shoqërinë në tërësi. Ky taktizim, sidomos në kushtet që kemi tani në tokën evropiane, pra agresioni ushtarak kundër Ukrainës, lë hapësirë ​​për ndikimin e vendeve të treta që jo gjithmonë, gjegjësisht më shpesh nuk janë në favor të situatës. Aksioni më i madh, përfshirja më e madhe nga të gjitha palët do të përfitojnë të gjithë”, tha ministrja Petrovska, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qartë amerikane.

Në kuadër të kërcënimeve hibride, ministrja Petrovska tha se intensifikimi i tyre është i dukshëm, veçanërisht pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Kërcënimet hibride kanë qenë të pranishme edhe më herët në Maqedoninë e Veriut, por, natyrisht, me fillimin e pushtimit rus në Ukrainë, dhe për shkak të qëndrimeve që ka qeveria e Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, që është një dënim i qartë dhe një mbështetje e qartë ndaj Ukrainës në këtë  luftë, u intensifikuan ndaj Maqedonisë së Veriut, ndaj institucioneve dhe, natyrisht, ndaj disa ministrave, politikanëve apo figurave publike që shprehin atë qëndrim”, tha Petrovska.

Zëvendës ndihmës sekretarja e mbrojtjes e SHBA-së, Laura Cooper tha se ekziston nevojë urgjente për të çuar përpara integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE – raporton Zëri i Amerikës.

Ministrja Petrovska mori pjesë në dialogun strategjik ndërmjet dy vendeve në Uashington javën e kaluar dhe pati një sërë takimesh në Departamentin e Shtetit, Pentagon dhe Pensilvani.

Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Maqedoninë e Veriut me ekspertë, si dhe 4.5 milionë dollarë ndihmë financiare përmes programit 333, i projektuar për të ndërtuar aftësitë e mbrojtjes kibernetike.

Javën që lam pas, Maqedonia e Veriut dhe ShBA-ja zhvilluan dialogun strategjik. Gjatë qëndrimit në Uashington, anëtarët e delegacionit qeveritar zhvilluan disa takime bilaterale me zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe figura të njohura të shoqërisë civile dhe grupeve të ekspertëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button