Vuçiqi nga Ohri: “Ballkani i Hapur” iniciativë shumë e mirë, gjitha vendet të mirëpritura

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka problem të flas me palën kosovare për “Ballkanin e Hapur”. Vuçiq gjendet në Ohër për të marrë pjesë në Samitin e “Ballkanit të Hapur”, raporton Koha.net.

“Nuk e kam problem të flasë me askënd nga Prishtina. Shikoni shkëmbimin tregtar në CEFTA, sot është shumëherë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, ka thënë Vuçiq, raporton B92.

Vuçiq ka përgëzuar iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

“Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë që kemi pasur për dekada. Ndryshe nga tjerët, nuk kam pse justifikoj nëse dikush do apo nuk do të hyjë. Nëse do të bashkohet, atëherë bashkohet, nëse jo atëherë jo. Kemi rritje të konsiderueshme në tregti”, tha Vuçiq.

Ai ka treguar për çfarë është diskutuar.

“Diskutuam për të gjitha temat që janë të rëndësishme për publikun në Serbi dhe rajon, për Samitin e ardhshëm më 23”, tha Vuçiq. “Mora një ftesë shtesë nga Borrelli që të marrë pjesë. Në ditët e ardhshme pritet të vazhdojmë bisedimet për çështjen e deklaratës me Prishtinën për persona të pagjetur, e po ashtu edhe për rrugën evropiane të Serbisë, si dhe për të gjitha reformat e nevojshme”, tha Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button