RMV, tre vlerësues e kontrollojnë një test mature

Gjithsej 300 profesorë janë angazhuar për t’i kontrolluar testet e maturës. Siç informojnë nga Qendra Shtetërore e Testimit, nga tre profesorë do ta kontrollojnë çdo test, dhe në fund do t’i mbledhin pikët dhe do ta formojnë notën. Vlerësuesit janë të ndarë nëpër shkolla, në të cilat i kontrollojnë testet për gjuhë amtare, njofton Meta.mk.

“Në çdo 10 profesorë – vlerësues, ka nga një profesor i cili është vlerësues kryesor, ai është që ka më shumë përvojë në profesion. Vlerësuesit do t’i shohin çelësat, do t’i harmonizojnë kriteret, do ta hapin çelësin dhe do të kontrollojnë. Ata do të vendosin edhe se si do të numërohen pikët dhe si do të vlerësohen esetë. Çdo test është i mbrojtur me bar-kod dhe askush nuk e di se testi i kujt kontrollohet”, thotë Elizabeta Naumovska, drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Testimit.

Nëse në vend vlerësuesit kanë mëdyshje, do të koordinohen dhe do të harmonizohen me vlerësuesin kryesor. Rezultatet preliminare, sipas rregullores, do të duhet të publikohen deri më 12 korrik, por ata do të publikohen më herët. Do të nxirren në tabelat e shpalljeve në shkolla. Të pakënaqurit kanë mundësi të ankohen, të cilin mund ta dorëzojnë në shkollë, a më pas prej atje do të shkojë në Qendrën Shtetërore të Testimit. Për ankesën paguhet 1.500 denarë. Nëse miratohet ankesa, gjegjësisht edhe nëse një pikë i miratohet nxënësit, atëherë paratë do t’i kthehen.

Ndryshe, sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, në testin e gjuhës maqedonase janë regjistruar 11 060 maturantë, për gjuhën shqipe 4308 dhe për gjuhën turke 313.

Këtë vit për provimin e maturës kanë aplikuar 15.899 nxënës që kanë mbaruar shkollën e mesme, i cili është kusht për t’u regjistruar në fakultet.

Provimi i dytë ekstern do të jepet më datë 13 qershor në orën 10:00. Këtë vit për testin e gjuhës angleze kanë aplikuar – 14.320 nxënës. 1.231 do të testohen në matematikë, 118 do të testohen në gjermanisht, 30 në frëngjisht, 10 në rusisht, 15 në filozofi dhe 100 në estetikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button