fbpx

Nuk ekzistojnë maska ​të veçanta për linë e majmunit

Pavarësisht kontekstit në të cilin këto maska ​​portretizohen si të veçanta dhe të dizajnuara posaçërisht për linë e majmunëve, ende nuk është e vërtetë që ka maska ​​speciale të dizajnuara për këtë sëmundje. Personat e infektuar me linë e majmunëve përdorin maska ​​të thjeshta kirurgjikale, shkruan Vërtetmatësi.

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin është shpërndarë një foto e maskave mbrojtëse, të cilat thuhet se janë për linë e majmunëve. Postimi jep përshtypjen se këto janë maska ​​speciale, të veçanta të krijuara ekskluzivisht për linë e majmunëve, megjithëse janë maska ​​​​të zakonshme mbrojtëse të përdorura muaj më parë në Gjermani në pandeminë kundër Covid-19. Në postimin që e recensojmë thuhet:

“Teatri vazhdon. Maska për linë e majmunëve”.

Më pas shpërndahet një fotografi nga paketimi i maskave, i cili ka ilustrim të një majmuni.

Megjithatë, pavarësisht kontekstit në të cilin këto maska ​​janë portretizuar si të veçanta dhe të dizajnuara posaçërisht për linë e majmunëve, nuk është e vërtetë që ka maska ​​speciale të dizajnuara për këtë sëmundje. Personat e infektuar me linë e majmunëve përdorin maska ​​të thjeshta kirurgjikale.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shkruan se njerëzit me linë e majmunëve duhet të mbajnë maskë kirurgjikale, veçanërisht ata me simptoma të frymëmarrjes si kolla, gulçim dhe dhimbje të fytit. Nëse nuk është e mundur të mbajnë maskë kirurgjikale mbrojtëse, për shembull nëse një fëmijë është i sëmurë, atëherë anëtarët e tjerë të familjes duhet të mbajnë maskë mbrojtëse kirurgjikale. Kur të vijë në kontakt me plagët, personi duhet të mbajë doreza mbrojtëse dhe t’i hedhë ato pas çdo përdorimi. Plagët në fytyrë nga lija, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duhet të mbulohen sa më mirë që të mundet, për shembull duke veshur bluza me mëngë të gjata për të minimizuar rrezikun e kontaktit me të tjerët. Rekomandohet gjithashtu asgjësimi i fashave të kontaminuara në konsultim me autoritetet shëndetësore lokale dhe shtetërore.

Ajo që ilustrimi në paketimin e maskave nga postimi që po e recenojmë, ka ilustrim të një majmuni, nuk do të thotë se janë shfaqur maska ​​të dizajnuara posaçërisht për linë e majmunëve. Të sëmurët me këtë sëmundje mbajnë maska të zakonshme kirurgjikale.

Që nga 13 maji 2022, lija e majmunëve është raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga 12 vende anëtare në tre rajone të OBSH-së. OBSH thekson se parandalimi duhet të jetë në kuadrin e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë me dikë që ka e ka linë, pra të mos prekni fytyrën dhe lëkurën, të praktikohet seksi i sigurt, të lani duart me sapun dhe ujë dhe të ruani higjienën e frymëmarrjes.

Lija e majmunëve është një virus që transmetohet nga kafshët te njerëzit. Ai u shkaktua nga virusi i lisë së majmunëve dhe u gjet për herë të parë në një laborator danez në vitin 1958. Rasti i parë me linë e majmunëve ishte një fëmijë nga Kongo.

Lija e majmunëve transmetohet nga kontakti i ngushtë me lëkurën, lëngjet e trupit, pikat e frymëmarrjes dhe materialet e kontaminuara si shtrati. Një faktor i mundshëm rreziku është ngrënia e mishit të gatuar në mënyrë jo të duhur ose produkteve të tjera shtazore të kafshëve të infektuara. Periudha e inkubacionit është nga 6 deri në 13 ditë, por mund të jetë nga 5 deri në 21 ditë. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, ethe, ënjtje të nyjeve limfatike, dhimbje shpine, dobësi dhe dhimbje trupi.

Pas shfaqjes së lisë së majmunëve, një grup i teoricienëve konspirativ pabazë theksuan se ishte plan, agjendë dhe teatër, pra për të vazhduar një lloj skenari pas të ashtuquajturës, plandemia me Covid-19. Sipas këtyre tregimeve të paargumentuara, një grup fuqish të paidentifikuara kanë dobi që të ketë vazhdimisht sëmundje dhe pandemi. Kështu edhe në postimin që po e recensojmë pretendohet se “teatri vazhdon” dhe shpërndahet fotoja e maskave me foton e majmunit. Por ajo foto nuk ka të bëjë me linë e majmunëve, por me dizajnin nga prodhuesi.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që ka maska ​​speciale për linë e majmunëve dhe se kjo sëmundje është “teatër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button