Rreth shtatë ambasadorë presin të kalojnë në Komisionin kuvendor, për herë të parë do të mbushet tërë rrjeti diplomatik

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i pyetur nëse ka lidhshmëri dialogu strategjik me SHBA-në me pritjet për veto të re lidhur me integrimet në BE, theksoi se lidhshmëri nga një aspekt i tillë konspirativ nuk ka, raporton MIA.

Thjeshtë, siç tha, janë pjekur kushtet, 15 vjet partneritet i shkëlqyeshëm strategjik midis dy shteteve, 30 vjet marrëdhënie diplomatike, dy vjet aleatë në NATO, janë maturuar kushtet që të ngritet në nivel edhe më të lartë.

Qëllimi i dialogut strategjik me SHBA-në, bashkëpunimi i shkëlqyer i pasur, nënvizoi, është të inkuadrohet në një platformë në të cilën çdo vit do të specifikohet saktësisht se çfarë është e rëndësishme për ne këtë vit dhe ne do të fokusohemi në ato çështje.

“Miliarda dollarë para të taksapaguesve amerikanë janë derdhur për të forcuar institucionet tona, për të forcuar demokracinë tonë, për lirinë e medias. Të gjitha ato projekte, gjithë ai politik nga ai i sigurisë dhe i bashkëpunimit ekonomik të inkuadrohen në një platformë të dialogut strategjik në të cilën për çdo vit saktësisht do të prioritizojmë atë që është e rëndësishme për ne këtë vit, do të fokusohemi në ato çështje”, deklaroi Osmani.

Fakti që ne jemi të parët nga Ballkani Perëndimor të cilët fillojnë me dialog strategjik, sipas Osmanit, është njohja më e madhe që SHBA-ja e bën së pari partneritetit tonë, megjithatë edhe arritjeve që i kemi si shtet dhe si shoqëri.

Osmani informon se tashmë ka vendim të qeverisë për ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në SHBA dhe se së shpejti pret konfirmim. Ai bëri të ditur se tashmë rreth shtatë ambasadorë presin të kalojnë në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe këtu, siç tha ai, tashmë po përfundojmë, ndoshta për herë të parë, mbushjen e të gjithë rrjetit diplomatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button