Nuk ka propozim konkret në tavolinë nga Franca – Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje, deklaroi Kovaçevski

Shkupi dhe Sofja duhet që të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura dhe sapo ajo të arrihet, do të ndahet me opinionin, derisa Franca si udhëheqëse me BE-në i lehtëson bisedimet mes dy palëve, por nuk ekziston propozim konkret në tavolinë, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk.

“Fillimisht, në 30 ditët e kaluara është spekuluar se ka pasur zgjidhje dhe se dikush e ka fshehur atë. Unë tërë kohën jam përgjigjur se bisedimet për çështjet politike të hapura mes Republikës së Bullgarisë dhe shtetit tonë po zhvillohen në nivel të MPJ-së dhe në këtë vikend u bindëm që bisedimet me të vërtetë udhëhiqen në nivel të MPJ-së. Fillimisht ishin në nivel të ekspertëve, a tani zhvillohen në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme. Dhe çdoherë kam thënë se në momentin kur do të ketë zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, e cila bazohet në vlerat evropiane, e cila e mban dinjitetin e politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve tjerë të dy shteteve dhe e cila do të jetë e pranishme për të dyja palët do të mund të ndahet me institucionet”, tha Kovaçevski

Në lidhje me atë nëse do të ketë takim të ri pas bisedimeve të djeshme të shefave të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençeovska, dhe çfarë përmban propozimi francez, Kovaçevski theksoi se nuk ka propozim të tillë nga Franca.

“Franca është udhëheqëse me BE-në dhe unë e shoh përkushtimin e udhëheqësit së BE-së, presidentit francez dhe normalisht MPJ-së franceze që këtë temë ta vendos në agjendën e lartë të udhëheqësisë së Francës me BE-në. Në kuadër të kompetencave të tyre ata ndihmojnë në lehtësimin e bisedimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, megjithatë nuk ekziston propozim konkret në tavolinë, për të cilin do të thuhej ky është ai propozim, pasi që megjithatë ne duhet të gjejmë zgjidhje si fqinj që do të ishte bazë e vërtetë që të mundemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të paraqet bazë për mbajtjen e konferencës së parë ndërkombëtare për shtetin tonë me BE-në”, tha Kovaçevski.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

LEXO: Osmani për bisedimet me ministren bullgare: Kishte progres të mirë në kuptimin e pozicioneve të të dyja palëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button