MPJ: E ndaluam fluturimin e avionit të Lavrovit mbi qiellin e RMV-së, për shkak vendimit qeveritar

Ministria e Punëve të Jashtme e ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Rusisë për miratim special për shfrytëzimin e hapësirës ajrore për fluturim deri në Beograd, pasi që Qeveria tanimë ka miratuar vendim të përgjithshëm për mbylljen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut për aviotransportuesit në pronësi të Federatës së Rusisë, kumtojnë nga MPJ, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për avionin me të cilin ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Llavrov do të duhej të arrijë në Beograd në vizitë dyditore në Serbi. Kërkesën për shfrytëzim të hapësirës ajrore ia kanë refuzuar edhe Bullgaria dhe Mali i Zi.

Ministri rus, sot dhe nesër në Serbi do të duhej të takohej me presidentin Aleksandar Vuçiq, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq, kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiq dhe kryepeshkopin e KOS-it, patriarkun Porfirij.

Më 27 shkurt, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendim për t’iu bashkëngjitur vendeve tjera nga BE në ndalesën për aviokompanitë ruse që ta shfrytëzojnë hapësirën ajrore të shtetit.

LEXO: Lavrovi anuloi vizitën në Serbi pasi Maqedonia dhe dy shtete tjera mbyllën hapësirat ajrore për aeroplanin e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button