fbpx

Kryeparlamentari Xhaferi takim me ambasadorin e Kosovës Qehaja: Vazhdon bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja. Kryetari i Kuvendit uroi emërimin e ambasadorit dhe shprehu bindje se bashkëpunimi i frytshëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me intensitet edhe më të madh.

“Ai theksoi se marrëdhëniet pozitive dhe konstruktive bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, të cilat karakterizohen me mbështetje reciproke, respekt dhe dialog të hapur, reflektohen në bashkëpunimin e suksesshëm dhe të shpeshtë ndërparlamentar, si në nivel bilateral, ashtu edhe në nivel multilateral. Njëkohësisht, kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë ka qëndrim afirmues për aderimin e Republikës së Kosovës ndaj të gjithë organizatave dhe iniciativave multilaterale dhe rajonale dhe në të ardhmen do të vazhdojmë me mbështetje të fuqishme”, njoftojnë nga Kuvendi i RMV-së.

Ambasadori Qehaja, thuhet në kumtesë, shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në fusha të shumta me interes të ndërsjellë.  Ai u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe principiele nga Maqedonia e Veriut për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe gatishmërinë për bartjen e përvojave të këtij plani.

“Bashkëbiseduesit shpresuan se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve fqinje do të vazhdojë të avancohet me intensitet të pandryshuar, me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, lidhjen infrastrukturore dhe integrimet euroatlantike”, theksohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button