Lavrovi anuloi vizitën në Serbi pasi Maqedonia dhe dy shtete tjera mbyllën hapësirat ajrore për aeroplanin e tij

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e paralajmëruar dyditore në Serbi, e planifikuar për sot dhe nesër, pasi tre vende fqinje mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin e tij. Përveç Bullgarisë, e cila është anëtare e BE-së, as Maqedonia dhe Mali i Zi nuk kanë lejuar të fluturojë avioni me të cilin do të mbërrinte Lavrov, konfirmoi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Pushtimi rus i Ukrainës detyroi Bashkimin Evropian të mbyllte hapësirën e tij ajrore për avionët rusë, të cilit iu bashkuan një sërë vendesh të tjera.

Në të njëjtën kohë, Serbia ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe nuk ka mbështetur sanksionet perëndimore. Ajo është shumë i varur nga gazi rus, i cili supozohej të ishte një nga temat e bisedës midis Lavrovit dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button