fbpx

ANALIZË: Për rrogat e sektorit publik 538 milionë euro – pasqyrë e rrogave nëpër ministri! (Infografik)

Këtë vit për pagesën e rrogave në sektorin publik do të shpenzohen pak më shumë se 538 milionë euro. Me rebalancin e buxhetit planifikohet të rritet shuma për 1,7% – por, Qeveria pretendon se rritja nuk do të jetë pasojë e rritjes së numrit të të punësuarve, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

“Shpenzimet për pagesën e rrogave janë projektuar në nivelin prej 33,2 miliardë denarësh, ku përfshihen efektet e kontrollit të punësimeve të reja, optimizimi i administratës publike, si dhe efekti i harmonizimit të rrogave të punëtorëve te shfrytëzuesit buxhetorë me rrogë minimale“  – thuhet në rebalancin e buxhetit.

Gjithashtu, shuma e rrogave është rritur edhe për shkak të rritjes së rrogës minimale, rritjes së rrogave në arsim, e po ashtu do të rriten edhe bllok dotacionet për komunat, duke dedikuara për rritjen e rrogave në çerdhe, si dhe për punonjësit në shkollat fillore dhe të mesme për 15% duke filluar nga shtatori i vitit 2022.

Për shkak të numrit të madh të institucioneve shtetërore, agjencive, komisioneve, instituteve, inspektorateve, fondeve, “Portalb”-i do t’i publikojë rrogat dhe numrin e të punësuarve në sektorin publik.

Në ministri në krahasim me vitin e kaluar – rritje e rrogave, por edhe ulje e numrit të të punësuarve…

Rrogë mesatare bruto prej 51.755 denarëve ka në Ministrinë e Ekonomisë me një rritje prej 4.000 denarësh në krahasim me vitin e kaluar, dhe në këtë ministri punojnë 269 persona, 6 më pak se vitin e kaluar.

Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale rroga mesatare bruto është 54.680 denarë, me rritje në krahasim me vitin e kaluar. Në këtë ministri janë të punësuar 56 persona, dy më pak se në vitin 2021.

Rroga mesatare bruto në Ministrinë e Shëndetësisë është 47.521 denarë – me rritje në krahasim me vitin e kaluar, dhe në këtë ministri janë të punësuar 194 persona.

Ministrinë e Kulturës me 200 punëtorë, rroga mesatare bruto është 47.022 denarë – me rritje në krahasim me vitin e kaluar prej 3.050 denarë.

Rroga mesatare bruto në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, në të cilën janë të punësuar 245 punëtorë, është 37.988 denarë – me një rritje për 4.500 denarë në krahasim me vitin e kaluar.

Ministrinë e Arsimit janë të evidentuar 7.441 punonjës dhe rroga mesatare bruto është 45,326. Në këtë ministri, në krahasim me vitin e kaluar, rroga mesatare është ulur për 6.250 denarë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka 1.924 të punësuar – krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie prej 72 personash, rroga mesatare bruto për punonjës është 40.600 denarë, dhe është rritur për rreth 2.500 denarë.  Rroga mesatare bruto në Ministrinë e Bujqësisë është pothuajse 41.000 denarë – me një rritje prej rreth 4.000 denarësh në krahasim me vitin 2021. Në këtë ministri numri i të punësuarve është zvogëluar në 1.046.

Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, me 255 punëtorë, rroga mesatare bruto është 45.550 denarë, me një rritje në krahasim me vitin e kaluar për 5.000 denarë. Rroga mesatare bruto në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, me 216 të punësuar, është 46.600 denarë, me një rritje prej 4.500 denarësh në krahasim me vitin e kaluar. Rroga mesatare bruto në Ministrinë e Financave është 45.700 denarë – me rritje prej 3.700 denarësh në krahasim me vitin e kaluar. Në këtë ministri për këtë vit janë siguruar para për rroga për 687 punëtorë, numri i të cilëve në krahasim me vitin e kaluar është ulur për 18.

Ministrinë e Drejtësisë me 217 të punësuar, rroga mesatare bruto është pothuajse 43.500 denarë me një rritje prej rreth 4.300 denarësh në krahasim me vitin e kaluar, kurse në Ministrinë e Punëve të Brendshme me 11.780 të punësuar rroga mesatare është 58.000 denarë. Rroga mesatare bruto në Ministrinë e Mbrojtjes, me 7.580 të punësuar, arrin në 48.000 denarë, kurse në Ministrinë e Sistemit Politik, me 354 të punësuar, rroga mesatare është 43.154 denarë. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të punësuarve në këtë ministri është ulur për 38.

Ministria që kryeson për nga rroga mesatare bruto është Ministria e Punëve të Jashtme – me rrogë prej pothuajse 117.000 denarësh dhe 444 persona të punësuar.

Sekretariatin për Çështje Evropiane, me 97 të punësuar, rroga mesatare bruto është 53.000 denarë – me një rritje prej 5.400 denarësh në krahasim me vitin e kaluar. Në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, me 379 punëtorë, rroga mesatare bruto është 40.800 denarë dhe poashtu ka rritje në krahasim me vitin e kaluar.  Në Qeveri janë të punësuar 376 persona dhe rroga mesatare bruto është 58.800 denarë.

Në vazhdimin e dytë të “Analizës” në “Portalb” do t’i publikojmë rrogat dhe numrin e punonjësve në inspektorate, agjenci, komisione, fonde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button