Kundërspin: Pa kritere për “juristë të shquar”, çdo zgjedhje e gjykatësve kushtetues do të shtrembërohet

I gjithë problemi në zgjedhjen e gjykatësve kushtetues qëndron në dispozitën e pasaktë kushtetuese që gjykatësit zgjidhen nga Kuvendi “nga radhët e juristëve të shquar”. Deri në miratimin e një ligji të posaçëm që do të rregullojë këtë çështje, çdo zgjedhje e gjykatësve kushtetues do të problematizohet dhe do të shtrembërohet, në radhë të parë nga politikanët dhe qeveria dhe opozita, si dhe në shembullin konkret që paraqesim në këtë kundërspin, shkruan Vërtetmatësi.

Lidhur me çështjen e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues, deputeti i LSDM-së në një konferencë për media ka dhënë një deklaratë në të cilën vërehet spin, gjegjësisht shtrembërim i së vërtetës:

Spin: „Para seancës së sotme të Komisionit për çështje zgjedhore dhe të emërimeve, është e rëndësishme të theksohen dy gjëra:

Së pari, është mirë që pas disa muajsh vonesë sot do të shqyrtohen propozimet për gjyqtarë kushtetues, së dyti është keq që VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga instalimet partiake në gjyqësor, gjë që ishte karakteristikë e tyre gjatë regjimit 11 vjeçar.

Kjo shihet në propozimet e tyre për gjyqtarë të rinj kushtetues… Është e rëndësishme të zgjedhim njerëz të dëshmuar, profesionistë që do të jenë rojtarët e rendit kushtetues…”

[Burimi: LSDM/Kuvendi i RMV-së – deklaratë/press – data, 02.06.2022]

Kundërspin: Fanica Nikoloska, deputete e LSDM-së në Kuvendin e RMV-së në lidhje me seancën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, mbajti konferencë për media ku shprehu dy lloje spin për propozimet e opozitës dhe shumicës për zgjedhjen e gjykatësve kushtetutës në vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Lloji i parë i spinit është në propozimet e opozitës, ku Nikoloska fillimisht vlerëson se ishte mirë që përfundimisht vazhdoi debati për këtë temë, por “është keq që VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga instalimet partiake në gjyqësor, diçka që ishte tipari i tyre gjatë regjimit 11-vjeçar”. Njëkohësisht, veçon disa shembuj të paktën të diskutabil nga aspekti i barazisë së qytetarëve para Kushtetutës.

Nëse e kuptojmë logjikën e Nikoloskës dhe të LSDM-së se profesori në pension dhe ish-kryetari i Kuvendit Savo Klimovski lidhet me politikat e VMRO-DPMNE-së për shkak se ishte folës në protestat që i paraprinë ngjarjeve të 27 prillit 2017, aspak nuk është në rregull dhe është një lloj spini, se dëshmi për këtë ishte sjellja e djalit të tij i cili ishte “bashkëpunëtor strategjik i Hristijan Mickoskit. Në të njëjtën mënyrë logjikohet edhe rreth profesoreshës Rodna Zhivkovska nga Fakulteti Juridik “Justinian Prvi”, që është propozim partiak – sipas LSDM-së, pasi djali i saj ishte kryetar i Këshillit të Komunës së Kisella Vodës, i zgjedhur nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Pse kjo është spin? Sepse Komisioni që diskuton për gjyqtarët e ardhshëm kushtetues nuk diskuton për Aleksandar Klimovskin dhe Ivan Zhivkovskin, fëmijët e të përmendurve, por diskuton për kandidaturat e prindërve të tyre Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska.

Cili është kriteri për “jurist të shquar”?

Lloji i dytë i spinit është në fjalinë “është e rëndësishme të zgjidhen njerëz të dëshmuar, profesionistë që do të jenë rojtarë të rendit kushtetues”, që nuk të çon në pyetjen thelbësore – si zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe si mund të përcaktojmë nëse tre propozimet e opozitës janë vërtet profesionistë?

Edhe pse vetë opozita dhe deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Miloshoski gjithashtu spinojnë, kur krahasohen nëpunësja dhe avokatja Tanja Vasiq-Bozaxhiieva dhe Rodna Zhivkovska vetëm në atë mënyrë që Vasic-Bozadzieva, kandidatja e LSDM-së, kohë më parë ka magjistruar te Rodna Zhivkov, prandaj profesoresha ishte propozim më i mirë, fakt është se edhe VMRO-DPMNE-ja edhe LSDM-ja gjithmonë e kanë pasur problem të dëshmojnë para opinionit se kush është “jurist i shquar”, dhe pas kësaj, praktika ka treguar, ka pasur propozime që edhe pse jo domosdoshmërisht, formalisht të jenë anëtarë të partive, kanë pasur rolin e simpatizantëve të partisë. Prandaj, në opinionin profesional dhe jo vetëm profesional, ekzistonte dyshimi se pas disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbizotëronte interesi partiak i asaj partie që është në pushtet.

Kjo pasi zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm sipas një neni të Kushtetutës, 109, i cili e rregullon këtë çështje shumë përgjithësisht:

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjykatës.

Kuvendi i zgjedh gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Mandati i gjykatësve është nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.

Gjykata Kushtetuese zgjedh nga radhët e saj kryetarin për mandat tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga radhët e juristëve të shquar.

Është koha për një ligj për Gjykatën Kushtetuese

Pikërisht për këtë pasaktësi, si të bindet opinioni se kush është jurist i shquar, si dhe praktika e keqe, shumë herë deri më tani nga ish-gjyqtarët kushtetues dhe nga sektori joqeveritar dhe nga profesorët universitarë, ndërsa tani edhe nga partia politike “Levica”, propozohet që mënyra e zgjedhjes të përcaktohet në një ligj të posaçëm për Gjykatën Kushtetuese.

Para këtij propozimi të “Levicës”, Komiteti i Helsinkit në vitin 2021 ka dorëzuar propozim për fillimin e hartimit të një ligji në Ministrinë e Drejtësisë dhe në arsyetim thuhet:

“Praktika e deritanishme e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues tregon pa mëdyshje politizimin e skajshëm, përkatësisht partizimin e procedurës zgjedhore, që ka si pasojë zgjedhjen e gjykatësve kushtetues që janë shumë më të spikatur me besnikërinë e tyre ndaj partive apo qendrave të caktuara të pushtetit, sesa juristëve. Prandaj, kjo praktikë, e cila shkatërron plotësisht nivelin tashmë të ulët të autoritetit dhe reputacionit, duhet të marrë fund përfundimisht”.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe profesori universitar Denis Preshova, i cili në disa fjalime ripërsërit qëndrimin që e shpreh si aktivist i Komitetit të Helsinkit:

“Duket se nganjëherë Gjykata Kushtetuese i bën më shumë dëm shtetit të së drejtës dhe të drejtave dhe lirive sesa mund ta mbrojë. Prandaj, duhet të vendosen kritere të sakta për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, që të saktësohet se çfarë saktësisht do të thotë jurist i shquar, sepse në të kaluarën kemi pasur raste kur për gjykatës kushtetues zgjidheshin edhe jo juristë. Krijimi i një kornize ligjore për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues nuk ka gjasa të shmangë politizimin në përzgjedhjen e stafit, pasi është i lidhur me institucionet politike. Megjithatë, do të mundet në plan të parë me rastin e përzgjedhjes së kandidatëve të kenë kompetencat dhe integritetin e tyre, gjë që do të ndikojë pozitivisht në reputacionin dhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Preshova.

Më në fund, ministri i atëhershëm i Drejtësisë, përndryshe kuadër i LSDM-së, Bojan Mariçiq, jo vetëm që konfirmon arsyetimin, por informon se ligji i veçantë që do ta rregullojë këtë çështje është edhe qëndrimi i Komisionit të Venecias:

“Në atë drejtim është edhe mendimi i Komisionit të Venecias, i cili mendon se do të ishte e dobishme miratimi i një ligji të posaçëm për Gjykatën Kushtetuese, i cili do të rregullonte çështjet që kanë të bëjnë me statusin e gjykatësve kushtetues, kushtet themelore për fillimin e procedurës para Gjykatës Kushtetuese dhe efekti juridik nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Mariçiq.

Duke pasur parasysh se nevojën për një ligj të tillë sot e konfirmoi edhe Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE – edhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski (shikoni videon nga 3:24 – 3 orë e 24 minuta), paraprakisht edhe Mariçiq, është mjaft e qartë se zgjidhja e problemit është miratimi i një ligji të tillë.

Gjithçka tjetër, edhe interpretimet e opozitës edhe interpretimet e qeverisë, janë siç po vlerësojmë sot, spin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button