BDI shënoi 20 vjetorin e themelimit, në manifestim morën pjesë edhe Kovaçevski dhe Zaev

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup e mbajti manifestimin qendror me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë manifestimit, fjalim mbajti edhe lideri partiak, Ali Ahmeti, ndërsa më pas vijoi edhe pjesa e muzikës.

Në manifestim morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrat Fatmir Bytyqi dhe Slavica Grkovska, ministrat qeveritar, kryetar komunash, përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame, ndërsa në mesin e mysafirëve ishte edhe ish kryeministri Zoran Zaev.

BDI ditëve të fundit ka shënuar jubileun me më shumë aktivitete, kështu që mbrëmë në sheshin “Iliria” në Tetovë u mbajt koncerti i madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button