Osmani për bisedimet me ministren bullgare: Kishte progres të mirë në kuptimin e pozicioneve të të dyja palëve

Mendoj se, pala jonë ka arritur t’i elaborojë argumentet tona, por i kemi dëgjuar me kujdes edhe argumentet e tyre. Ka bazë të mirë që këto ide në bisedimet e mëtjeme të formësohen në ndonjë zgjidhje konkrete të cilat më pas do të tentojmë t’i vendosim në pak e cila do të thotë platformë për tejkalimin e dallimeve. Të dyja palët janë të inkurajuara të vazdhojnë, por kemi ende punë, ndërsa koha është e shkurtër. Edhe koha edhe cilësia e zgjidhjeve janë të rëndësishme, cilësia nuk duhet të jetë viktimë e kohës, duhet të garantojë qëndrueshmëri të raporteve për çka jemi seriozisht të interesuar dhe do të përkushtohemi maksimalisht ta bëjmë atë, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në lidhje me takimet me homologen e tij bullgare, ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska e cila këtë fundjavë ishtë ne vizitë pune në vend, transmeton Portalb.mk.

Osmani është decid se, zgjidhja që do të arrihet, duhet të jetë dinjitoze dhe e pranueshme për të dyja palët dhe nuk duhet të lë njërën palë të kënaqur dhe tjetrën jo.

Sipas tij, në bisedimet me Gençovskë ka pasur atmosferë mjaftë konstruktive që të bëhet përpjekje për neutralizim të paragjykimeve dhe stereotipeve dhe për kuptim të ndërsjellë të pozicioneve.

“Kemi pasur bisedime dyditore, këtë fundjavë e kemi bashkuar në një ekipin e ekspertëve dhe nivelin politik të bisedimeve, kemi pasur bisedime intensive edhe dje edhe sot paradite për të gjitha çështet në detaje, për të gjitha aspektet e çështjeve. Mund të konstatojë se, kishte bisedime konstruktive në atmosferë të mirë, ndërsa incidenti që ndodhi nuk ka ndikuar në zhvendosje të dinamikës dhe të atmosferës së bisedimeve. Këto bisedime krijuan parakushte për intensifikim në ditët e ardhshme me qëllim, shpresoj, që të gjendet ndonjë zgjidhje. Kishte progres të mirë në paraqitjen dhe kuptimin e pozicioneve të të dyja palëve. Shpresoj se, ditët e ardhshme do të vazhdojë ky komunikim të format të ndryshëm, që ato mendime të formësohen në propozime konkrete të cilat duhet të jenë bazë për zgjidhje”, tha Osmani.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button