Reformat për sistemin tarifor të rrymës në tavolinë, EVN do të sigurojë kushte për shtrenjtim më të lehtë

Komisioni rregullator i energjetikës i Maqedonisë së Veriut nesër do të mbajë debat publik, në të cilën do të prezantohen analizat për sistem të ri të tarifimit të rrymës për amvisërtië dhe konsumatorët e vegjël, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Sipas paralajmërimeve, do të duhej të vendosen tre klasa të konsumatorëve dhe ata në klasën më të ulët, me konsum më të vogël të rrymës gjatë muajit do të paguajnë orë – kilovat me çmim më të ulët se dy klasat më sipër.

Debati publik dhe prezantimi i analizave të përgatitura nga Fakulteti i Makinerisë dhe Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike në Universitein “Shën Cirili dhe Metodi” për reforma të sistemit tarifor për energji elektrike, do të mbahet nesër në Odën Ekonomike.

Në prag në ndryshimeve të çmimeve të rrymës, e cila do të ndodhte më 1 korrik të këtij viti, sot Vasko Kovaçevski, drejtori i përgjithshëm i SHA EVM, e cila është prodhuesi më i madh i rrymës në vend tha se po bëhen përllogaritje për çmimin e energjisë elektrike që kompania do t’ia shesë EVN Houm nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti. Analizohen mundësit për ulje të harxhimeve të kompanisë për 15 përqind shtesë, ndërsa njëkohësisht rritje e prodhimit për 20 përqind shtesë, tha Kovaçevski.

“Ne do të jemi në gjendje të arrijmë çmime dukshëm më të ulta që të mund deri në fund të mundësojmë që EVN Houm të kërkojë te rregullatori, përkatësisht të marrë çmim i cili do të thotë rritje e lehtë e çmimit për qytetarët. Ne si kompani përsëri edhe njëherë do të tregojmë përgjegjësi shoqërore që qytetarët të mos ndjejnë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.

Përndryshe, KRRE deri në fund të qershorit duhet të marrë vendim për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar, i cili do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit. Ai njeh kostot e justifikuara që i kanë kompanitë energjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button