Patriarku i KOS-it Porfirij ia dorëzoi kryepeshkopit Stefan dokumentin për pavarësi të KOM-KO

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirij ia dorëzoi kryepeshkopit Stefan dokumentin (tomos) për njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit , pas liturgjisë së përbashkët hierarkike të cilën e mbajtën në kishën në Beograd me peshkopët e dy kishave. Para dorëzimit, Porfirij tha se, janë krijuar kushte dhe se Kryepeshkopata e Ohrit ka kapacitet për të qenë kishë e pavarur, transmeton Portalb.mk.

Fundjavën e ardhshme, në selinë e Patriarkanës Ekumenike në Stamboll, duhet të mbahet liturgji e përbashkët historike e patriarkut ekumenik Bartolomej dhe kryepeshkopit Stefan.

Në mbledhjen e këshillit të shenjtë të hierarkëve në maj të këtij viti, KOS-i vendosi një zëri të njohet autoqefalia e KOM-it. Për vendimin votuan të gjithë 42 peshkopët e KOS-it. Më 24 maj, në ditën e iluministëve mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi, në liturgjinë e përbashkët në Kishën Ortodokse në Shkup, patriarku serb Porfirij tha se, KOS-i e njeh autoqefalinë e KOM – KO. Ai tha atë ditë se, pas zbatimit të detajeve tekniko – organizative të përbashkëtve, do të njoftohen kishat e tjera ortodokse, të cilat do të thirren “sipas rendit të tyre kanonike” që ta pranojnë statusin e autoqefalisë së KOM – KO.

Kontesti i KOM-KO dhe KOS-it daton që nga viti 1967, kur siç thotë hierarkia kishtare serbe ndër vite, ndodh përçarje me shpalljen e autoqefalisë së kishës së KOM-it. Përpjekje për zgjidhje të problemit kishte në fillim të këtij mileniumi, kur u nënshkrua Marrëveshja e Nishit – KOM të kthehet në gjendjen e autonomisë, a më pas të bëhet autoqefale. Pasi që nën trysni të opinionit KOM u tërhoq nga marrëveshja, KOS i ftoi klerikët dhe besimtarët në Maqedonia që të kthehen në unitetin kanonin me KOS-in, të cilës i janë përgjigjur ipeshkvi i atëhershëm i KOM-it, Jovan Vranishkovski dhe disa murgj dhe besimtarë, pas së cilës është themeluar Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit.

Rruga deri te autoqefaliteti i plotë që do të ishte i pranishëm nga të gjitha kishat ortodokse në botë do të ishte dhënia e “Tomos-it” (dokument i lëshuar nga Kisha Ortodokse në Kostandinopojë) për autoqefali, që sipas sinjaleve nga Fanar, do të mund ta bëjë Patrikana Ekumenike e Kostandinopojës nëse KOS qëndron fortë idesë që kisha maqedonase të bëhet autoqefale. KOS deri më tani insiston se ajo është kisha e cila mund të japë “Tomos” për autoqefali të “kishës maqedonase”.

Kisha Ortodokse Ruse (KOR), e cila për disa çështje të mëdha kishtare është diametralisht kundër me Patrikanën Ekumenike të Kostandinopojës, menjëherë pas vendimit të Fanar njoftoi se nuk e pranon vendimin e Patrikanës Ekumenike dhe se i pranon vetëm të drejtat kanonike të KOS në Maqedoninë e Veriut. Kontesti mes dy patriarkëve është thelluar para disa viteve, kur Patrikana Ekumenike e pranoi Kishën Ortodokse Ukrainase (KOU), e cila me dekada e ka pasur kontestin e njëjtë me KOR-in, ashtu siç KOM-i me KOS-in.

Edhe pse me këtë akt statusi dhe emri përfundimtar ende nuk janë zgjidhur, hapi më i rëndësishëm dhe më i madh ka përfunduar. Tani kisha ortodokse maqedonase është në bashkësi me të gjitha kishat ortodokse dhe kjo ditë është një ditë historike pas 7 dekadash izolimi total.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button