Numri i të porsalindurve në Japoni në vitin 2021, më i ulëti në 120 vitet e fundit

Në vitin 2021, shkalla e të porsalindurve në Japoni ra në një nivel rekord të ulët, duke iu afruar shifrës 800 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë (MHLW) ka përditësuar normat vjetore të lindjeve, vdekjeve dhe martesave.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar, lindshmëria në Japoni ra me 29.231 krahasuar me vitin 2020, duke u ulur në 811.604.

Shkalla është më e ulëta që kur të dhënat e lindjes filluan të arkivohen zyrtarisht në vitin 1899.

Norma kishte rënë nën shifrën 1 milion për herë të parë në vitin 2016.

Në vitin 2021 në vend janë bërë 501.116 martesa dhe numri i vdekjeve në këtë periudhë është regjistruar në 1.439.809.

Ekspertët thonë se qeveria në Japoni, e cila ka një popullsi prej 125 milionë banorësh, duhet të rrisë masat kundër plakjes së shpejtë të popullsisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button