Misovski u zgjodh për kryetar të Partisë së Re Social-Demokrate

Goran Misovski është zgjedhur për kryetar të Partisë së Re Social-Demokrate në Kongresin  e pestë që u mbajt në Shkup, njofton Portalb.

Siç njoftuan nga PRSD-ja, nga 426 delegatët e pranishëm, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 314 prej të cilëve 308 kanë votuar “për”, tre “kundër”, ndërsa tre fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Gjithashtu, siç potencuan, në Kongres janë zgjedhur Këshilli qendror i PRSD-së me 81 anëtarë dhe Këshilli mbikëqyrës me nëntë anëtarë. Njëherit u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të PRSD-së dhe Platforma programore për veprim i partisë në katër vitet e ardhshme.

Ndërsa, paraprakisht Kristijan Trajkovski e tërhoqi kandidaturën e tij për kryetar të PRSD-së, duke mos dashur të marrë pjesë në punën e mëtejme të këtij, siç e quajti, kongresi jolegjitime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button