fbpx

Prezantohen “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, sot në lokalet e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, realizoi projektin “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe identiteti kombëtar”. Me këtë rast, para nxënësve dhe profesorëve të shumtë, studiuesit e ITSHKSH-së, paraqitën tema të ndryshme dhe interesante të cilat kryesisht kanë të bëjnë me kultivimin e trashëgimisë kulturore e shqiptarëve në Maqedoni.

 

Fillimisht, drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli, tha se përmes këtij projekti, Instituti vazhdon me komunikimin e drejtpërdrejtë me të gjitha shtresat potenciale, të cilat merren ose në të ardhmen do të mund të merren me ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni.

 

Në emër të gjimnazit, foli profesoresha Luana Basha, e cila vlerësoi lartë konstributin e ITSHKSH-së, në transmetimin e njohurive deri tek nxënësit, të cilët në të ardhmen do të mund më profesionalisht të merren me këto problematika.

 

Udhëheqësi i projektit, Sefer Tahiri, tha se ky projekt synon  promovimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve para gjeneratave të reja, sepse vetëm duke e njohur vetveten, në kushtet e globalizimit, mund ti njohim vlerat dhe identitetin e të tjerëve.

 

Më tej, u paraqitën këto studiues me punimet e tyre: Skender Asani “Rëndësia e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Shkup midis dy luftërave botërore”; Besnik Emini: “Trashëgimia familjare dhe ruajtja e saj”; Sevdail Demiri: “Shtypi shqiptar në Maqedoni, si trashëgimi kulturore”; Dr. Zeqirja Ibrahimi: “Gjuha dhe letërsia shqipe, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të shqiptarëve”; Hidajete Azizi: “Rëndësia e emrave vetjakë”; Izaim Murtezani: “Folklori dhe vlerat e tij, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të shqiptarëve”.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button