Komuna e Tetovës: Filloi larja dhe dezinfektimi i rrugëve në Tetovë pas përmbytjeve dhe zjarrit

Nga Komuna e Tetovës informuar se ka filluar larja dhe dezinfektimi i rrugëve në Tetovë nga ana e ekipeve të NPK-së së bashku me Njësitin e Zjarrfiksëve me vendim të shtabit të krizës, njofton Portalb.

“Përkushtimi ynë për një Tetovë të pastër e të sigurt vazhdon”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës në mbledhjen e tretë të mbajtur dje kërkoi që të lahen dhe dezinfektohen të gjitha rrugët dhe objektet në Komunën e Tetovës pas përmbytjeve dhe zjarrit që kaploi depon për materiale izoluese në qytetin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button