fbpx

Pendarovski: Model proporcional zgjedhor me lista të hapura dhe zvogëlim të numrit të njësive zgjedhore

Zvogëlimi i numrit të njësive zgedhore me prag joekzistues ose minimal zgjedhor, si dhe lista të hapura kanë potencial ta pasurojnë debatin parlamentar dhe të kontribuojnë për zvogëlim të ndarjeve midis qytetarëve. Besoj se kjo do të kontribuojë për rritje të kulturës politike demokratike dhe angazhim më të madh të qytetarëve në procesin politik, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në debatin kombëtar për reformat zgjedhore në shtet, njofton Portalb.

Në debatin e sotëm të organizuar nga Instituti për politikë evropiane, presidenti potencoi se reformat zgjedhore janë çështje jashtëzakonisht e rëndësishme që e definon zhvillimin demokratik dhe ambient në çdo shtet në botë.

“Qëndrimi im me vite më parë është se në afat të gjatë shteti do të jetë shtet më demokratik nëse më shumë subjekte politike bëhen pjesë e një parlamenti më të diversifikuar. Kjo do të thotë se më shumë qytetarë do të prezantohen përmes reprezentëve të tyre nbë dhomën ligjdhënëse, ndërsa në linjë përfundimtare kjo fo të kontribuojë jo vetëm për përgjegjësi të rritur të partive ndaj zgjedhësve, por edhe për kthim të besimit të qytetarëve tek institucionet”, shtoi Pendarovski.

Ai deklaroi se që në fillim të mandatit e ka mbështetur iniciativën e disa subjekteve politike për reformë të modelit aktual zgjedhor.

“Në përgjithësi, mbështetja ime ishte për krijim të një modeli zgjedhor proporcional me lista të hapura, si dhe zvogëlim të numrit të njësive zgjedhore në gjithë territorin e shtetit. Në këtë rast ju bëra thirrje partive politike nga pushteti dhe opozita që ta shqyrtojnë mundësinë për reformë zgjedhore dhe me konsensus politik të arrijnë marrëveshje për model zgjedhor proporcional me lista të hapura, ku qytetarët do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin nga partitë politike, por të zgjedhin edhe kandidatë, gjegjësisht, personalitete”, tha presidenti.

Përndryshe, sipas presidentit, një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për demokratizimin e mëtejmë të vendit – listat e hapura të kandidatëve për deputetë, në të gjithë debatet e deritanishme për këtë temë janë shtypur padrejtësisht në plan të dytë lidhur me çështjen për numrin e njësive zgjedhore.

Ai beson se zvogëlimi i numrit të njësive zgjedhore me prag zgjedhor joekzistues ose minimal, si dhe listat e hapura, kanë potencial fillimisht ta pasurojnë debatin parlamentar dhe të kontribuojnë për ulje të ndarjeve midis qytetarëve, por edhe se kjo do të kontribuojë për rritje të kulturës politike demokratike dhe angazhim më të madh të qytetarëve në procesin politik prej të cilëve, për fat të keq, të cilët janë më shumë të abstenuar siç kalojnë vitet.

“Në fakt, një nga karakteristikat e çdo shoqërie të lirë dhe demokratike është pikërisht aftësia, në mënyrë konstruktive, përmes institucioneve, të ballafaqohet me dallimet dhe mosmarrëveshjet të cilat natyrshëm ekzistojnë midis nesh. Ndërsa institucioni kyç për debatet e këtilla është dhoma më e lartë e demokracisë – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shtoi Pendarovski.

Ai apeloi të gjithë pjesëmarrësit në debatin e sotëm dhe të gjithë debatet e ardhshme në këtë temë, ndërsa posaçërisht ata të cilët në të ardhmen do të vendosin për ndryshime në modelin zgjedhor, gjatë shqyrtimit të opsioneve të mundshme të udhëhiqen, para së gjithash, nga interesi publik dhe ardhmëria më e mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa më pak nga interesat politike ose personale. Për arsye se demokracitë e pjekura, siç tha, askush nuk është përjetësisht në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button